Pages Navigation Menu

Impact The Life Of Women For God's Glory!

BLOG



Lotët e gëzimit

Posted by on Apr 25, 2012 in Botimi 37 | 0 comments

Lotët e gëzimit

  Kam lindur në një fshat të Korçës në një familje me traditë myslimane. Babai më vdiq pa mbushur ende 4 vjeç. Për shkak se u rrita pa baba, edhe kur u martova,e ndieja një lloj boshllëku në shpirt për shkak të mungesës së tij. Pas fëmijës së dytë bëra një abort. Ishte diçka krejt e zakonshme për kohën dhe madje bëhej në spital. Fëmija ishte dymuajsh dhe për shkak të ngushticës financiare e menduam si rrugëzgjidhje. Menjëherë pas abortit kalova një gjendje depresive..Isha shumë e dobët fizikisht, e pafuqishme, çdo gjë më dukej pa kuptim...

read more

Kur të gjithë më kishin braktisur!

Posted by on Apr 25, 2012 in Botimi 37 | 0 comments

Kur të gjithë më kishin braktisur!

  Unë jam Vlora nga Suhareka. Jetoj në Prishtinë. Vij nga një familje me traditë islamike. Asnjëherë si familje nuk kemi menduar se kush është Zoti dhe a na do Ai apo jo. Kur isha një vjeç, babai edhe nëna u divorcuan dhe nëna ime u largua nga shtëpia men­jëherë, kurse babai pas dy vitesh. Unë mbeta me gjyshen dhe me motrën time, e cila ishte vetëm dyjavëshe. Babai im u martua me një grua tjetër dhe ajo qën­ droi me ne për pak ditë. Më pas babai im shkoi jashtë vendit edhe njerka u largua tek familja e saj. Për pak kohë unë dhe motra ime...

read more

Rrëfim dashurie

Posted by on Apr 24, 2012 in Botimi 37 | 0 comments

Rrëfim dashurie

  Ishte një ditë e nxehtë korriku kur po bisedoja me një mikun tim nën hijen e verandës duke pirë një kafe. Isha pjesë e një stafi që punonte me kampe fëmijësh. Ndërkohë që po bisedonim, përpara nesh kalon një vajzë e cila vinte si kujdestare me fëmijët e kishës së saj. Shpejt u përballa me një pyetje nga miku im: “Pse nuk e konsideron këtë vajzë? Duket vajzë shumë e mirë”. Nuk mendoja se ishte koha, dhe për më tepëra jo ishte nga Fushë­Arrëzi, larg prej vendit ku unë jetoja, në Lezhë. Gjithsesi diçka kishte filluar nëzemrën...

read more

Mirëmbajtja e flokëve të lyer

Posted by on Apr 23, 2012 in Botimi 37 | 0 comments

Mirëmbajtja e flokëve të lyer

Të  gjithë do të dëshironim flokë të bukur dhe të shëndetshëm, por, që flokët të jenë në një gjendje të tillë  (pavarësisht nëse kemi trashëguar flokë Të tillë ose jo), një rol të veçantë luan edhe mënyra se si kujdesemi   për ta.  Flokët e lyer Flokët e lyer janë grupi i flokëve  që  kërkon më shumë kujdes. Mbas lyerjes, flokët nuk janë asnjëherë në gjendjen e mëparshme, pavarësisht nga kujdesi që tregon tekniku i bojës (parukieri/ja):  Flokët ashpërsohen dhe në rastet kur nuk lyhen nga një profesionist, mund të pësojnë dëme të mëdha e të...

read more

Çfarë duan femrat

Posted by on Apr 23, 2012 in Botimi 37 | 0 comments

Çfarë duan femrat

  Më pëlqen shumë një shprehje që thotë se ka çaste në jetë që njeriu nuk njeh as vetveten, e jo më tjetrin. Shpesh kjo gjë më ndihmon që të jem më tolerante dhe më e kujdesshme me të tjerët. Mirëpo kam dëgjuar nga disa gra që thonë se përgjatë viteve burrat e tyre kanë ndryshuar aq shumë, saqë ato thuajse nuk i njohin më. Gratë e intervistuara për këtë shkrim pohuan njëzëri një dëshirë të madhe që bashkëshortët e tyre të jenë të hapur e të sinqertë me to. Disa prej tyre madje më treguan për raste jo të pakta kur bashkëshortët e tyre nuk...

read more

Si mund të jesh babai i duhur

Posted by on Apr 23, 2012 in Botimi 37 | 0 comments

Si mund të jesh babai i duhur

  Ishte gushti i vitit 2004 kur shkuam për të bërë një eko për fëmijën tonë të parë. Ishim plot ankth ndërsa mjekja kryente detyrën e saj. Ajo hodhi shikimin e saj drejt nesh dhe na pyeti: “Hë, çfarë keni?” Reagimi ynë ishte: “Po, ja, na thuaj një fjalë, si duket? Mirë?” Pa e menduar dy herë, ajo u përgjigj: “Keni një alamet djali, që s’di ç’t’ju them!” Nuk ishte kjo përgjigja që prisnim, megjithatë ishte diçka brenda meje, një ndjenjë gëzimi për mua si baba. Do bëhesha me djalë. Unë vetë jam më i vogli i katër vëllezërve dhe të...

read more

Nënshtrimi në martesë

Posted by on Apr 23, 2012 in Botimi 37 | 0 comments

Nënshtrimi në martesë

Është thënë nga shumë shkrimtarë përgjatë viteve që një e vërtetë shumë e rëndësishme është se gruaja që dashurohet vërtet, së cilës i ofrohet përkujdesje dhe që pëlqehet nga bashkëshorti i saj nuk do ta ketë të vështirë t’i nënshtrohet udhëheqësisë së tij! Një fjalë për burrat këtu – Shkrimet ju urdhërojnë ta doni gruan tuaj si Krishti deshi kishën, duke e dhënë veten për TË! Kjo është një shprehje e skajshme devotshmërie! Burri duhet të përkushtohet për të kërkuar të mirën për gruan e tij! Është përgjegjësia juaj dhënë nga Perëndia për të...

read more

Dashuria që shijoj çdo ditë e më shumë

Posted by on Mar 20, 2012 in Botimi 37 | 0 comments

Dashuria që shijoj çdo ditë e më shumë

  E kziston vetëm një vend përpara të cilit ne të gjithë kalojmë si tëbarabartë! Kategoritë, gjinitë, ngjyrat, kombësitë, etnitë, për të cilat ne brohorasim aq shpesh, nuk vlejnë aspak aty, dhe po aq llogaritë bankare, arsimimi apo arredimi i shtëpive. Të gjitha zhvlerësohen, si arritje të një kohe të perënduar. Përpara vdekjes jemi të gjithë qytetarë të përulur, njëlloj.Ekziston vetëm një emër, a nevojë, tek i cili ka shpresë për pasvdekjen! Për gjykimin pas saj! Teknologjia, fetë, emrat e njerëzve a veprave as nuk guxojnë të deklarojnë...

read more