Pages Navigation Menu

Impact The Life Of Women For God's Glory!

Kur të gjithë më kishin braktisur!


 

Unë jam Vlora nga Suhareka. Jetoj në Prishtinë. Vij nga një familje me traditë islamike. Asnjëherë si familje nuk kemi menduar se kush është Zoti dhe a na do Ai apo jo. Kur isha një vjeç, babai edhe nëna u divorcuan dhe nëna ime u largua nga shtëpia men­jëherë, kurse babai pas dy vitesh. Unë mbeta me gjyshen dhe me motrën time, e cila ishte vetëm dyjavëshe. Babai im u martua me një grua tjetër dhe ajo qën­ droi me ne për pak ditë. Më pas babai im shkoi jashtë vendit edhe njerka u largua tek familja e saj. Për pak kohë unë dhe motra ime menduam se njerka ishte nëna jonë, por me ikjen e saj ne mbetëm shumë të pështjelluara. Ndërsa mbusha moshën 10­vjeçare, mbaja mend shumë fyerje nga shokët e nga shoqet, nga fëmijët e lagjes, pasi unë nuk e kisha asnjërin prind, madje as nuk i njihja fare. Ishte viti 1998, një kohe lufte në Kosovë. Motra ime jetonte me xhaxhain ndërsa unë jetoja me gjy­shen, që ishte njeriu im më i dashur. Ajo ishte e gjithë familja ime. Një mëngjes, ndërsa u ngrita për t’i bërë çajin, ashtu si çdo mëngjes, zbrita pa zhurmë nga krevati. Kur u ktheva dhe po e thërrisja, ajo nuk m’u përgjigj. Ajo në fakt as nuk merrte frymë.
Dola jashtë e tmerruar duke thërritur komshinjtë. Ajo ishte 82 vjeç dhe atë mëngjes ajo kishte vdekur. Ky vit ishte viti më i rëndë i jetës sime. Gjyshja ime kishte qenë gjithçka për mua. Pas vdekjes së saj, më mori xha­xhai për të jetuar me familjen e tij. Duke qenë se ishte luftë, duhej të largoheshin nga shtëpia. E gjithë lagjja jonë u lar­gua për në mal, ku u strehuam për një javë. Dhimbja për humbjen e gjyshes sime mbetej e pashëruar dhe po ashtu edhe të vrarët që shikoja rrugës ndërsa vinim drejt Shqipërisë. Ne erdhëm në Shqipëri në qytetin e Vlorës. Jetonim në kamp dhe kishte shumë njerëz nga Kosova. Mbas tre muajve në Vlorë, një ditë, ndërsa po luaja me fëmijët në oborr, pashë një njeri të gjatë, që kishte një pallto të gjatë, edhe topi u përplas tek ai. Ai burrë u fut aty ku qëndronin familjarët e mi .Shkova me vrap tek xhaxhai im të cilin e thërrisja baba, dhe po dëgjoja se njerëzit po qanin. E pyeta xhaxhain: “Babi, pse po qan ti?” Ai nuk më ktheu përgjigje. Xhaxhai dhe të tjerët filluan të qanin me të madhe dhe xhaxhai më shpjegoi me dashuri:     . . .

Vlora Bytyqi
Bashkësia Ungjillore e Mesisë

Për ta lexuar të plotë këtë material ju duhet të bleni revistën Ilira:   Contact

Online  PDF  bleje këtu :


  • Facebook
  • MySpace
  • Twitter
  • LinkedIn