Pages Navigation Menu

Impact The Life Of Women For God's Glory!

Rrëfim dashurie


 

Ishte një ditë e nxehtë korriku kur po bisedoja me një mikun tim nën hijen e verandës duke pirë një kafe. Isha pjesë e një stafi që punonte me kampe fëmijësh. Ndërkohë që po bisedonim, përpara nesh kalon një vajzë e cila vinte si kujdestare me fëmijët e kishës së saj. Shpejt u përballa me një pyetje nga miku im: “Pse nuk e konsideron këtë vajzë? Duket vajzë shumë e mirë”. Nuk mendoja se ishte koha, dhe për më tepëra jo ishte nga Fushë­Arrëzi, larg prej vendit ku unë jetoja, në Lezhë. Gjithsesi diçka kishte filluar nëzemrën time…Ndërkohë që ditët e kampit 7­ditor po kalonin, fillova të kuptoj që kjo vajzë po më pëlqente. Më pëlqente zemra e saj që kishte për t’u kujdesur  për fëmijët. Askush nuk e dinte se unë po e mendoja seriozisht dhe përpiqesha që edhe me veprime të mos lija të kuptohej ndonjë gjë, edhe pse kolegët e mi të stafit kishin filluar të nuhasnin diçka. Gjëja e parë që bëra ishte që shkova në dhomën time dhe ia shpreha Perëndisë këtë dëshirë dhe pëlqim.Më dukej sikur kisha një Mik përballë. Un djeva sikur Zoti po më dëgjonte
deri në fund, çdo mendim dhe fjalë zemre që i thashë.Ndërkohë që ditët e kampit po mbaronin, men­ dova që t’ia bëj të njohur pëlqimin tim Ervisës. Por nuk qe e thënë që gjithçka të shkonte pa u vënë re…Ditën e fundit të kampit isha mërzitur me një situ­atë që ndodhi dhe po lutesha e po meditoja diku, i ulur vetëm . Edhe pse njerëz të ndryshëm më ofruan të flisja, nuk kisha dëshirë. Më pas dëgjova një zë, që në të njëjtën kohë më stepi, por edhe dukej sikur po shpresoja ta dëgjoja që nga thellësia e shpirtit: “Çfarë ke Gusti? Pse je mërzitur?”  Ishte Visa.  Biseduam dhe ajo më inkurajoi në lidhje me situatën. Pas një buzëqeshjeje, vazhduam punën me përgjegjësitë e ndryshme që kishim. Ishte dita e fundit e kampit dhe po luftoja me mendimin nëse do të duhej t’i shprehja diçka Ervisës, apo ta lija me kaq ndjenjën time… Sërish u ula në gjunjë përpara Perëndisë dhe kërkova nga Ai drejtim për këtë gjë. Edhe pse gjunjët më dridheshin dhe tonin e zërit nuk e kisha njëlloj, iu drejtova Ervisës me këto fjalë:  . . .

Agustin Bushgjokaj

Për ta lexuar të plotë këtë material ju duhet të bleni revistën Ilira:   Contact

Online  PDF  bleje këtu :


  • Facebook
  • MySpace
  • Twitter
  • LinkedIn