Pages Navigation Menu

Impact The Life Of Women For God's Glory!

Çfarë duan femrat


 

Më pëlqen shumë një shprehje që thotë se ka çaste në jetë që njeriu nuk njeh as vetveten, e jo më tjetrin. Shpesh kjo gjë më ndihmon që të jem më tolerante dhe më e kujdesshme me të tjerët. Mirëpo kam dëgjuar nga disa gra që thonë se përgjatë viteve burrat e tyre kanë ndryshuar aq shumë, saqë ato thuajse nuk i njohin më. Gratë e intervistuara për këtë shkrim pohuan njëzëri një dëshirë të madhe që bashkëshortët e tyre të jenë të hapur e të sinqertë me to. Disa prej tyre madje më treguan për raste jo të pakta kur bashkëshortët e tyre nuk u kanë treguar asgjë për jetën e tyre (për punën e tyre,për mënyrën se si ndihen në situata të ndryshme të jetës familjare), ose nuk u kanë rrëfyer asgjë në lidhje me kohët kur marrëdhënia e tyre ka qenë në krizë, madje edhe e kanë mohuar sy për sy përfshirjen e tyre në një marrëdhënie jashtëmartesore.
Në fakt mungesa e sinqeritetit e “vret” ndjenjën e sigurisë të një gruaje. Shumë çifte ecin drejt një shtegu të rrezikshëm në marrëdhënien e tyre në kohët kur bashkëshorti vazhdon udhën e tij dhe jeton “jetën e tij”, duke e lënë bashkëshorten “jashtë” saj. Që një grua të ndihet e sigurt, ajo ka nevojë që t’i besojë bashkëshortit të saj në çdo gjë dhe kjo arrihet nëse ai i rrëfen asaj për të shkuarën e tij, për planet e së ardhmes, çfarë mendon dhe ndien. Nëse bashkëshorti parapëlqen që të jetojë “në kullën e tij të fildishtë”, ai do ta largojë gruan e tij dhe duke mos pasur informacionin e nevojshëm, ajo nuk do të negociojë më në situatat e ndryshme familjare. A mund të funksionojë normalisht një familje nëse çifti vuan nga mungesa e ndershmërisë, sinqeritetit? . . .

Me dashuri
Edi Gogu

Për ta lexuar të plotë këtë material ju duhet të bleni revistën Ilira:   Contact

Online  PDF  bleje këtu :


  • Facebook
  • MySpace
  • Twitter
  • LinkedIn