Pages Navigation Menu

Impact The Life Of Women For God's Glory!

Si mund të jesh babai i duhur


 

Ishte gushti i vitit 2004 kur shkuam për të bërë një eko për fëmijën tonë të parë. Ishim plot ankth ndërsa mjekja kryente detyrën e saj. Ajo hodhi shikimin e saj drejt nesh dhe na pyeti: “Hë, çfarë keni?” Reagimi ynë ishte: “Po, ja, na thuaj një fjalë, si duket? Mirë?” Pa e menduar dy herë, ajo u përgjigj: “Keni një alamet djali, që s’di ç’t’ju them!” Nuk ishte kjo përgjigja që prisnim, megjithatë ishte diçka brenda meje, një ndjenjë gëzimi për mua si baba. Do bëhesha me djalë. Unë vetë jam më i vogli i katër vëllezërve dhe të gjithëve u kanë lindur vajza. Ky ishte djali i parë i babait, por edhe i gjyshit të vet. Kur ëndrra bëhet realitet, përballesh me shumë pyetje, të shoqëruara me frikëra dhe ankth. A jam i aftë për ta rritur dhe për ta shndërruar këtë “alamet djali” në një “alamet burri” ose burrë të vërtetë? Por, në fund të fundit, a jam unë një burrë i vërtetë? Po të pyesim shumë burra sot se: “Çfarë është një burrë?”, do të marrim përgjigje të ndryshme. Kjo ka një arsye shumë të thjeshtë:  . . .

Genti Shani

JetëFamiljare
jetëfamiljare@albaniaccc .org

www.jetefamiljare.org

Për ta lexuar të plotë këtë material ju duhet të bleni revistën Ilira:   Contact

Online  PDF  bleje këtu :


  • Facebook
  • MySpace
  • Twitter
  • LinkedIn